
Kryesia e re e LDK-së e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku është kritikuar në vazhdimësi për qasje të butë ndaj kryeministrit Albin Kurti. Nuk janë të zëshëm në kritika kundër tij. E amnistojnë shumicën e kohës. Përpos mungesës së kritikave, tashmë kanë nisur që ta lavderojnë edhe publikisht, shkruan Gazeta Insajderi.
Ka mjaftuar një veprim i zakonshëm i Kurtit- dërgimi i topit të tenisit në anën tjetër të rrjetës- që nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, të shpërthej në lavdata ndaj tij.
“Kryeministri qenka fantastik”, dëgjohet duke thënë Zogaj, i afërt i Abdixhikut.
Kurti në realitet është larg të qenit fantastik në sporte. Nuk luan mirë futboll, basketboll, tenis e as biliardo. Madje kishte çuditur pronarin e një biliardoje kur kishte xhiruar aty një spot të fushatës zgjedhore.
Kishte pohuar për media se ekipit të kryeministrit i është dashur që të xhiroj 9 herë Kurtin derisa ka arritur që ta godasë mirë një top biliardoje.
Kjo ndeshja është mbajtur në lagjen Tokbaqe të Prishtinës, organizim nga Federata e Tenisit të Kosovës, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit -“Tennis Festival 2022”.
Në pamjet e siguruara ai shihet duke thënë se “kryeministri ishte fantastik”.