Vdes Bajram Babiqi, i plagosuri që sulmoi policinë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes Bajram Babiqi, i plagosuri që sulmoi policinë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij

    Insajderi
    31 May 2022 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gati një muaj pas plagosjes nga Policia e Kosovës ka vdekur Bajram Babiqi.

    Babiqi ishte plagosur nga një polic i Kosovës në vetëmbrojtje, pasi ai gjatë një bastisjeje kishte sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e policisë.

    Ngjarja kishte ndodhur më datën 8 maj, rreth orës 08:00 të mëngjesit, pas një operacioni në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur burime të Demokracia.com brenda Policisë së Kosovës.

    Edhe Policia e Kosovës ishte deklaruar për përdorimin e armës nga një polic gjatë një bastisjeje në lagjen Kodra e Trimave.

    Ndërkaq, në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhej se me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar, policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policorë, duke e rrezikuar jetën e tyre.

    “Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor, i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegëve të tjerë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar. Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark