Pacolli thotë se Abazoviqi nuk është një politikan i zakonshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli thotë se Abazoviqi nuk është një politikan i zakonshëm

    Insajderi
    31 May 2022 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është pritur sot nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

    Pacolli, pas takimit, thuri lavdata për kryeministrin shqiptar të Malit të Zi ku u shpreh se Abazoviq nuk është një politikan i zakonshëm.

    “Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët”, është shprehur Pacolli.

    “Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorikë, pseudo-patriotizëm e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark