“Mafisë së betonit po i vie fundi”, katër ditë pasi u akuzuar rëndë nga VV-ja, Krasniqi viziton Aliun dhe e lavdëron - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Mafisë së betonit po i vie fundi”, katër ditë pasi u akuzuar rëndë nga VV-ja, Krasniqi viziton Aliun dhe e lavdëron

    Insajderi
    31 May 2022 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Vetëvendosjes para katër dite ngritën shqetësim për ndërtime pa leje në komunën e Ferizajt. Dimal Basha nga kjo parti tha se mafisë së betonit po i vie fundi pasi atyre iu ktheu përgjigje Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor për disa objekte pa leje po ndëroheshin në Ferizaj.

    Kjo ka bërë që sot Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ta vizitoj Ferizajn.

    Bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu, kanë vizituar punimet në rikonstruktimin e rrugës Ahmet Kaqiku dhe punimet në Qendrën Multifunksionale.

    Krasniqi gjatë vizitës së tij në komunën e udhëhequr nga partia  e tij e ka lavdëruar kryetarin Aliu për punën që po e bën në Ferizaj.

    “Njerëzit që kanë një vizion siç është Agim Aliu e meritojnë mbështetjen qytetare, por e meritojnë edhe mbështetjen qeveritare.  E që për fat të keq në këto vite e kemi pa që është e munguar tek këto komuna që udhëhiqen nga kryetarët që nuk i përkasin partisë që e udhëheq vendin në nivelin qendror. Eshtë për keqardhje, sepse vullneti që ekziston këtu duhet jo vetëm të mbështetet, por duhet edhe të shërbej si shembull dhe model edhe për vendet tjera, para së gjithash edhe për qeverinë, e cila për më shumë se një vit është në pushtet dhe ende nuk e ka filluar asnjë projekt kapital.”, theksoi Krasniqi.

    E deputeti i VV Dimal Basha, kishte shkruar në Facebook se Ferizaj është degradu, betonu e ngulfat prej mafisë së betonit në bashkëpunim me zyrtarët komunal.

    “Pas krejt reagimeve dhe një angazhimi të gjatë bashkë me kolegët Enver Haliti dhe Haki Abazi, këtij degradimi po i vie fundi, e këtë fund uroj shpejtë ta shohin edhe ata zyrtarë komunal që e kanë mundësu këtë KRIM URBANISTIK”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark