Java do nis me shi, moti për ditët në vazhdim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Java do nis me shi, moti për ditët në vazhdim

    Insajderi
    05 June 2022 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot mjaft dinamik , i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.

    Sipas njoftimit, kjo situatë vije si pasojë e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë .

    “Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark