E tmerrshme: Në Badovc fundoset vetura, brenda saj po flinte një 5 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    E tmerrshme: Në Badovc fundoset vetura, brenda saj po flinte një 5 vjeçar

    Insajderi
    05 June 2022 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 15:00 është fundosur një veturë në Liqenin e Badovcit. Brenda saj gjendej një fëmijë i moshës 5-vjeçare.

    Falë intervenimit të shpejtë nga Shoqata e Peshkatarëve “Krapi”, është ndaluar më e keqja.

    Mrekullisht është arritur të shpëtohet fëmija i cili po flinte brenda veturës.

    Lidhur me rastin, për Indeksonline kanë folur kryetari i kësaj shoqate, Ali Vitia dhe shefi i rojeve të “Krapit” Milaim Vitia.

    “Ne kemi qenë aty, fëmija ka qenë brenda në veturë duke fjet. Kemi arrit menjëherë me shpëtu. Familjen e kishte afër, por vetura u fundos shpejt. Ne ishim aty”, pohuan të njëjtit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark