
Princi trashëgimtar i kurorës së Serbisë Aleksandër Karagjorgjeviç, “Princi-Trashëgimtar Filip” bashkë me gruan e tij Princeshën Danica Karagjorgjeviç dhe djalin e tyre katërvjeçar Princ Stefan, vizituan Manastirin e Deçanit për dy ditë, si pjesë e një vizite shumëditore në Kosovë, shkruan Insajderi.
Familja e princir u prit nga kreu i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, me vëllezërit e tij.
Gjatë vizitës anëtarët e familjes mbretërore u përkulën para relikteve të Shën Mbretit Stefan Deçanski dhe morën pjesë në vigjiljen e së shtunës dhe të dielës së sotme në liturgjinë ku u kunguan.
Kreu i Manastirit të Deçanit Janjic përmes një statusi në facebook njofton për vizitën e tyre dhe përcjell me një set fotografik
“Familja Karagjorgjeviq u njoh me jetën e manastirit, ekonominë tonë dhe më shumë vizitorë të manastirit donin të bënin një foto me anëtarët e familjes mbretërore”, shkraun ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Fotot nga postimi në facebook: