Publikohen pamjet nga momenti i grabitjes së bankës në Koplik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamjet nga momenti i grabitjes së bankës në Koplik

    Insajderi
    05 June 2022 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 9 maj, ku 3 persona vodhën një bankë në Koplik dolën pamjet nga momenti i vjedhjes dhe fotot e autorëve.

    Ajo që vihet re në videon e publikuar është fakti se në momentin e vjedhjes pranë autorëve ka qenë një makinë policie, por policia nuk ka reaguar fare.

    Në videon e plotë, është regjistruar momenti kur autori kërcënon përmes armës dy punonjës të bankës, ndërsa njëri prej tyre qëndron i shtrirë përtokë.

    “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik, Malësi e Madhe, ku persona të paidentifikuar, nëpermjet kërcënimit me armë dhe dhunës, morën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, në një bankë, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, organizoi punën për zbardhjen e kesaj ngjarjeje. Pas një pune të mirorganizuar dhe ndjekjes me metoda proaktive, për një periudhë 4-javore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga strukturat policore vendore, si dhe në provat e grumbulluara nga hetimi, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje kriminale.
    Bazuar mbi këto prova, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër autorizoi kryerjen e kontrolleve në disa banesa dhe ambiente në të
    cilat dyshohet se mund të fshiheshin autorët apo mund të përdoreshin prej tyre.

    https://streamable.com/e/pw9uut


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark