
Një 19 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në mesditë në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit.
Gazeta Insajderi ka mësuar se dyshimet e para kanë të bëjnë me vetëvrasje, por kjo ende nuk është konfirmuar.
Insajderi ka arritur të konfirmon nga Policia e Kosovës se bëhet fjal për një të ri i moshës 19 vjeçare
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00.
“Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit” ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci për Insajderin.