Ky është 19 vjeçari nga Lipjani i cili u gjet i vdekur në garazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është 19 vjeçari nga Lipjani i cili u gjet i vdekur në garazh

    Insajderi
    05 June 2022 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 19 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në mesditë në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se viktima është Alton Krasniqi.

    Insajderi ka arritur të konfirmon nga Policia e Kosovës se bëhet fjal për një të ri i moshës 19 vjeçare

    Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00.

    “Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin  Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent  kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit” ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci për Insajderin.

    Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, Skender Rudari ka njoftuar se një nxënës i kësaj shkolle ka vdekur.

    Ai tha se Alton Krasniqi, nxënës i klasës së 12-të ishte një nxënës i urtë dhe i zgjuar.

    Mes tjerash, Rudari në emër të tij dhe stafit të shkollës ku punon, i shprehu ngushëllime familjes Krasniqi për këtë rast.

    “Altonin do ta kujtojmë përher si një nxënës të zgjuar, e të urtë dhe i dashur për të gjithë. Ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark