
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë “shko bre në hamom”, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës deri sa në senacë po diskutohej për projektligjin për pagat.
Derisa jashtë objektit të Kuvendit vetëranët protestuan kundër ligjit për pagat, deputetët brenda nuk ishin edhe aq të qetë në dikutimet pikërisht për këtë temë.
Ramush Haradinaj është përplasur verbalisht me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën.
“Është turp i madh që njerëz të zgjedhur të popullit sikurse ky z. [Armend] Muja e do të tjerë kanë mbërri në këtë shkallë të mashtrimit në parlament. Është turp me diskutu në kuvend nëse do ta rritim pagën minimale për veteranët. Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës; është turp për Gani Krasniqin, Enver Dugollin e krejt aty që jeni”, tha Haradinaj.
“Mos luni me këto sene. Marre duhet me ju ardhë që e keni pru këtë çështje deri këtu, për 35 a 40 euro të veteranit”, tha Haradinaj.
Haradinaj, më tej i ka thënë “po shko bre në hamom”, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.
Ndërkaq, kryeparlamentari Konjufca ka ruajtur qetësinë duke i ka kërkuar edhe Haradinajt që ta ruajë qetësinë.
“Ky është Kuvend edhe vetë keni qenë Kryeministër. Edhe ju po besoj e kuptoni se Parlamenti i ka rregullat e veta. Ju lutëm ruajeni qetësinë, nëse keni mundësi”, ka thënë Konjfuca. /Gazeta Insajderi