"Na tregoni pse s'është realizuar ky projekt?" Osmani, Aliu e Peci dështuan t'i mbjellin 1 milionë drunjë të cilat i premtuan para një viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Na tregoni pse s’është realizuar ky projekt?” Osmani, Aliu e Peci dështuan t’i mbjellin 1 milionë drunjë të cilat i premtuan para një viti

    Insajderi
    06 June 2022 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vitin e kaluar, me 5 qershor, Presidentja Vjosa Osmani bashkë me ministrin Liburn Aliu dhe Faton Peci kishin nisur një kampanjë për mbjelljen e 1 milion drunjve në gjithë vendin.

    Por pas një viti nga ky premtim, nuk janë mbjellur 1 milion drunjë.

    Edhe pse presidentja dhe dy ministrat ishin plot qef kur folën në një video për realizimin e këtij projekti që kishte për qëllim krijimin e një ambienti më të pastër.

    Atyre po iu kërkohet llogari. Këtë po e kërkon njeriu që këtë kampanjë e quan “vjedhje” nga fushata “T’i Japim Vendit Ngjyra” e nisur nga  Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën dhe Kosovo Olympic Committee.

    Drejtori Ekzekutiv i “Let’s Do It”, Luan Hasanaj i kërkon publikisht presidentes e dy ministrave të na tregojnë se pse nuk është realizuar ky projekt.

    “Sot do te duhej te permbyllej projekti io mbjelljes se nje milion drunjve i cili u lansua me 5 Qershor te vitit te kaluar. Presidentja ser bashku me ministrat Liburn Aliu dhe Faton Peci te cilet shihen me shume entuziazem duke folur ne video do duhej te dalin sot te na tregonin pse seshte realizuar ky projekt??”, shkruan ai në Facebook.

    “I kam degjuar duke u munduar te e kamuflojne mbjelljen e pervitshme qe e bene Agjensioni i Pyjeve te Kosoves por per fat te mire jane publike raportet e mbjelljes qe i bejne cdo vit dhe numri eshte i peraferm edhe tash!

    Perndryshe ky projekt eshte kopje(vjedhje)e fushates “T’i Japim Vendit Ngjyra” e nisur nga  Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën dhe Kosovo Olympic Committee per mbjelljen e 1.8 milin drunjve deri ne vitin 2030. Fatkeqesisht me lansimin .e fushates nga institucionet realizimi i aktiviteteve te fushates sone dhe te KOK-ut pothuajse u pamundesua…”, shkruan Hasanaj

    Çfarë kishin thënë Osmani, Aliu e Peci:

    Presidentja Vjosa Osmani përmes video-kampanjës, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë treguar për nismën e mbjelljes së 1 milion drunjve.

    Kryetarja e shtetit ka thënë se koha është për të lëvizur nga fjalët në vepra.

    Osmani: Kemi bashkuar forcat për të filluar kampanjën për mbjelljen e 1 milion drunjve

    “Gjersa po punojmë vazhdimisht për të siguruar një ri ngritje të qëndrueshme pas pandemisë, e kemi të qartë se çfarëdo që do të ndërmarrim nuk mundemi kurrsesi ta bëjmë atë duke anashkaluar mbrojtjen e mjedisit. Përkundrazi, mbrojtja e mjedisit është prioriteti ynë i përbashkët. Prandaj kemi bashkuar forcat për të filluar kampanjën nëpërmjet të cilët synojmë mbjelljen e 1 milion drunjve gjatë ditëve në vijim”, ka thënë Osmani.

    Ministri i Ambientit, Liburn Aliu ka theksuar se presin që numri i institucioneve që do të bashkohen në këtë kampanjë të rritet.

    Aliu: Jemi të përkushtuar të mbrojmë mjedisin

    “Sfidat i kemi të shumta e të përbashkëta, por besoj fuqishëm që nga sot po hapim një kapitull të ri të mentalitetit qeverisës në vend. Sot po iu drejtohem në emër të tre institucioneve të cilat vendosën që të hedhin hapin e parë në këtë drejtim. Shpresoj që nga dita në ditë numri i institucioneve bashkëpunuese në këtë nismë të sodit të rritet sepse jemi të përkushtuar të mbrojmë mjedisin”, ka potencuar Aliu.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka ftuar të gjithë që të bëhen bashkë për mbjelljen e 1 milion drunj në gjithë vendin.

    Peci: Shpyllëzimi në vendin tonë ka arritur në nivele shqetësuese

    “Shpyllëzimi në vendin tonë ka arritur në nivele shqetësuese e ndotja e ajrit mbetet ndër problematikat kryesore ndër vite. Prandaj të angazhohemi së bashku sot në mënyrë që e ardhmja të frymojë lirshëm nesër. E meritojmë të gjithë pa dallim që aktivitetet tona sociale e ekonomike t’i zhvillojmë në një mjedis më të shëndosh”, ka potencuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark