Tragjedia në Prishtinë | Reagon Përparim Rama, ka një thirrje për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Prishtinë | Reagon Përparim Rama, ka një thirrje për qytetarët

    Insajderi
    06 June 2022 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas vdekjes së një personi në Prishtinë, të cilin e zuri lisi. Po ashtu aty ka mbetur e lënduar edhe një grua.

    Rama shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit kurse të lënduarës i uron shërim sa më të shpejtë.

    Njëkohësisht, Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.

    “Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim”, ka shkruar Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark