Insajderi
Insajderi

Një tjetër qytetar goditet nga një pemë në Orllan, dërgohet në QKUK

Insajderi
06 June 2022 - 18:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi ka mësuar se edhe një qytetar tjetër është duke u trajtuar në QKUK pas plagëve të marra nga goditja e një peme që i ka rënë sipër.

Nga QKUK kanë konfirmuar për Gazetën se qytetari është duke marr mjekimin e duhur dhe gjendja e tij është stabile.

Ngjarja ka ndodhur në rrethinë të fshatit Orllan në Podujevë.

Qytetari është goditur nga një pemë (Dardhë) në kokë pasi atë e ka goditur rrufeja.

“Një tjetër rast ka ardhur nga Orllani. Një qytetar është goditur nga një pemë të cilën e ka goditur rrufeja dhe i ka rënë sipër tij në kokë” gjendja e tij është e mirë dhe është duke u trajtuar në QKUK”, thanë konfirmuar rastin nga QKUK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark