30 vjeçari që vdiq pasi u godit nga lisi është familjar i këtij deputeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    30 vjeçari që vdiq pasi u godit nga lisi është familjar i këtij deputeti

    Insajderi
    06 June 2022 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erdin Haxhiu është 30 vjeçari që vdiq sot tragjikisht në Prishtinë. Ai humbi jetën teksa po ecte rrugës dhe mbi të ra një lis të cilin e rrëzuan erërat e forta, shkruan Gazeta Insajderi.

    Plagët e marra ishin fatale për të. Haxhiu është nga komuna e Podujevës.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri ka shprehur ngushëllime familjes Haxhiu. Ai përmes një statusi në Facebook tregon se të ndjerin e kishte kushëri.

    “I rëndë ishte lajmi kur dëgjuam se një i ri humbi jetën sot tragjikisht në Prishtinë. Dhimbja na u shtua kur kuptuam se ishe ti kusha jem, Erdin. Në këtë dhimbje të madhe, ajo çka mund të themi është; “të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”. Zoti na bashkoftë në Xhennet me ty i dashuri Erdin!:, shkruan Haziri.

    Në vendin e ngjarjes kur edhe ndodhi fatkeqësia ishte edhe një grua tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark