Masakrohet në Moskë vajza e ministrit të Putinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Masakrohet në Moskë vajza e ministrit të Putinit

    Insajderi
    06 June 2022 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një modele 17 vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditën e djeshme në një ndërtesë të braktisur në rrethinat e Moskës.

    Viktima Eva Sibatullina u gjet e mbuluar në gjak nga babai i saj, Marat Sibatulin, ministër rajonal i ndërtimit të rajonit pranë Moskës.

    Vajza dyshohet se u vra nga i dashuri i saj xheloz, i cili u vetëdorëzua me pas në polici nga i ati, ku dhe rrëfeu krimin e rëndë.

    Eva studionte në liceun ekonomik Plekhanov dhe kishte qenë me dy shokë kur mbërriti i dashuri i saj.

    Më pas ajo kishte qëndruar vetëm me të dyshuarin dhe mes tyre shpërtheu një zënkë që degradoi deri në ekzekutimin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark