
Gazetari, Ilir Mirena, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, flet për luftën e pushtetit me mediat, por jo me oligarkët – siç kishte premtuar partia në pushtet, VV.
Përmes një statusi në Facebook, Mirena thotë se militantët e Vetëvendosjes nuk po guxojnë me e zënë n’gojë emrin e vëllezërve Devolli, Ekrem Llukes, Ramiz Kelmendit, Xhevdes se VIVA’s, Bucalive te HIB’it, e plotë biznismeneve të njohur të vendit
Postimi i plotë:
Vetvendosje, Qeveri Kurti, dhe armata e tkurrur e militanteve te tyre nuk po guxon me e permend me asnje emer te “oligarkeve” siç i quanin dikur.
Nuk guxojne me e zane n’goje emrin e vellezerve Devolli, Ekrem Llukes, Ramiz Kelmendit, Xhevdes se VIVA’s, Bucalive te HIB’it, e plote biznismeneve te njohur te vendit…
Militanteve ua paten kriju iluzionin se kur te vijne ne pushtet ketyre kane me ua konfisku pasurine, xhipat, villat, fabrikat, dhe me ua shpernda aktivisteve te varfer te VV’se, si partizanet me 1945’ten…
Shume vota paten marr duke pergoju dhe sulmu emrat e tyre, duke i portretizu si kartele te krimit dhe duke i nderlidhur me partit qe ishin ne pushtet.
Tash qile guri gojen. Vesht n’lesh.
Sot, krejt sulmet i kane reduktu kunder mediave, opinionisteve neper studio televizive, dhe kujtedo qe shpreh mendimin e tij per qeverisjen e tyre skandaloze… Ama, te humbur e keni edhe kete beteje me mediat, siç e keni humbur ate me biznismenet…