
Një person ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në Gjilan.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfrimuar per Insajderin, Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të spitalit të qytetit, ku një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor.
“Ju njoftojmë se me datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident Trafiku me lëndime, të rënda.
Dyshohet se një vetur në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Njesite policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmen e shpejte. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndrru jet si pas e lëndimeve të pësuara në aksident.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit .Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti”, ka thënë Hashani.