Kryediplomati grek sot në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryediplomati grek sot në Kosovë

    Insajderi
    08 June 2022 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias sot do ta vizitojë Kosovën.

    Dendias do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në ora 15:00.

    Vizitat e zyrtarëve grekë në Kosovë nuk janë të radha, ani pse Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

    Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca javën e kaluar ka thënë se njohja e Kosovës nga Greqia nuk është e largët.

    Këtë Konjuca e ka thënë pas takimit në Athinë me kryetarin e Kuvendit të Greqisë, Konstantinos Tasoulas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark