“Të vetmin problem që e kemi se jemi në objekte të ndara”, Deklarohet Durmishi lidhur me dyshimet se është rrahur me Liburn Aliun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Të vetmin problem që e kemi se jemi në objekte të ndara”, Deklarohet Durmishi lidhur me dyshimet se është rrahur me Liburn Aliun

    Insajderi
    08 June 2022 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Problemin e vetëm që e kanë mes vetë, ministri Liburn Aliu dhe zëvendës ministri i tij Hysen Durmishi është që punojnë në objekte të ndara.

    Ndonëse disa persona publik kanë hedhur dyshime se dyshja kanë pasur përleshje fizike mes vete, këto i ka hedhur poshtë zëvendësministri Hysen Durmishi.

    Për Gazetën Insajderi ai u shpreh se me Liburn Aliun takohen pothuajse çdo ditë dhe kanë raporte të mira. E vetmja pengesë sipas tij është se janë larg njëri tjetrit me objekte.

    “Absolutisht kurgjo s’ka të vërtetë këtu. Krejt çka janë thënë janë me agjenda të caktuara nga personalitetet e caktuar. Asnjë problem të vetëm unë nuk e kam me ministrin. Ai është ministër unë jam zëvendësministër, ne i kryjmë detyrat  ashtu siç na takon”, deklarohet Durmishi.

    “Të vetmin problem që e kemi  se jemi në objekte të ndara”, thotë me tej ai duke shtuar se vazhdimisht janë në komunikim.

    Një rrahje e mundshme në zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u përfol në media të ketë ndodhur para disa ditësh në mes Ministrit Liburn Aliu dhe zëvendësit të tij, Hysen Durmishi.

    Lidhur me këto kishte shkruar në Facebook, gazetari Ilir Mirena

    Analisti Ilir Mirena, ka thënë se në qytet është duke u folur se Hysen Durmishi dhe Liburn Aliu janë rrahur me njëri-tjetrin.

    Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Mirena ka ironizuar rreth kësaj, duke shtuar se nuk po e beson këtë.

    “N’i sheher eshte kah flet qysh Hyseni e Liburni jane rreh grushta me njani tjetrin…”

    Në statusin e tij ka komentuar edhe gazetari, Berat Buzhala

    Berat Buzhala: ”Dikush u deshte me thane 🤣. U zisha ner veti”

    Po ashtu edhe gazetari tjetër, Valon Syla ka komentuar duke mbështetur tezën.

    Valon A. Syla: “E thash mbramë në T7… qe ka llafe, edhe mos është hakmarrje kjo”

    Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi janë dy nga figurat më të vjetra në Lëvizjen Vetëvendosje. Përveç aktivizmit të përbashkët politik në partinë e Kryeministrit Kurti, ata, deri në javët e fundit, janë njohur edhe për miqësinë e ngushtë me njëri-tjetrin.

    Për një rrahje me grushte mes Aliut e Durmishit, në Facebook së fundi ka ngritur dyshime edhe gazetari dhe analisti Ilir Mirena.

    “N’i sheher eshte kah flet qysh Hyseni e Liburni jane rreh grushta me njani tjetrin… Une s’po besoje…”, ka shkruar mbrëmë Mirena.

    “Dikush u deshte me thane. U zisha ner veti”, i ka komentuar tutje Berat Buzhala, gazetari i cili e publikoi javën e shkuar audio-incizimin që shpërfaqi një aferë të dyshimtë ryshfeti në Ministrinë që e drejtojnë Aliu e Durmishi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark