
Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, ka dhënë disa këshilla se si duhet të mbrohemi nga fatkeqësitë natyrore.
Ajo, në statusin e saj në Facebook ka thënë se në rastë të stuhisë nëse jeni brenda hyni edhe më brenda. Për këtë ka pasur reagime të shumta.
Një ndër komentet që ka marrë është edhe nga Nijazi Kryeziu i cili ka qenë këshilltar i Kadri Veselit.
“Ti paske hy në tripat e madhështisë pa e bërë asnjë ditë pune në Kabinet të Qeverisjes së Mirë. Paramendoje çfarë këshilla presim tutje prej teje!Lumi PDK ja për ty!” i ka komentuar tek statusi i Kabashit- Ramaj
Besa Kabashi Ramaj kishte bërë një koment të çuditshëm dje. Duke këshilluar nxënësit e prindërit si të kenë kujdes nga stuhia e verës.
Këshillat e saja:
HYNI BRENDA – Nëse jeni jashtë, futuni brenda. Nëse jeni tashmë brenda, futuni sa me shumë në mes të ndërtesës. Qëndroni larg dritareve.
ZBRITNI NE NIVEL TOKE – Shkoni në katin me të ulët të mundshëm.
MBULOHUNI – Fluturimi dhe rënia e gjësendeve janë vrasësi numër një i një stuhie. Përdorni pallto, helmeta, apo gjësende të buta, etj. për të mbuluar dhe mbrojtur kokën dhe trupin tuaj nga gjësendet fluturuese.
Përvec në raste vërshimi, qëndro në vendin e sigurt (si me lartë, deri të vije ndihma).