“Vendimet populliste kanë efekte katastrofike”, Ibrahimi kundërshton ndërhyrjen e Qeverisë në tregun e naftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Vendimet populliste kanë efekte katastrofike”, Ibrahimi kundërshton ndërhyrjen e Qeverisë në tregun e naftës

    Insajderi
    09 June 2022 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës pritet të ndërhyjë në rregullimin e çmimit të derivateve, pas luhatjeve të shpeshta kohëve të fundit të çmimit të benzinës dhe atij të naftës, shkruan Insajderi.

    Opinionisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Qeveria duhet t’i mbaj duart larg nga tregu, përndryshe sipas tij çdo përpjekje e qeverisë për t’i kontrolluar çmimet qon në mungesë të produkteve, dhe si rezultat çmime edhe më të larta.

    “Përpjekja e qeverisë për të kontrolluar çmimet në një kohë inflacioni kaq të lartë, qon vetëm në një rrugë- mungesën e produkteve në treg.

    Vendimet populiste kanë efekte katastrofike në një ekonomi të tregut, sidomos në një ekonomi kaq të varur nga importi”, shkruan ai në Facebook.

    Nëse qeveria dëshiron ti zbus çmimet, Ibrahimi thotë se këtë mund ta bëj vetëm përmes masave fiskale, p.sh. heqja e përkohshme e aksizës apo ulja e përkohshme e TVSH në produkte esenciale.

    “Çdo masë tjetër e ndërhyrjeve arbitrare në treg sjell mungesë të produkteve, dhe si rezultat çmime edhe më të larta. Asnjëherë nuk kam pritur që qeveria ti dijë të gjitha, por askush nuk e ndalon të konsultohet me ekspertë të fushave relevante, me qëllimin që ti gjej zgjidhjet më të mira”, përfundon statusi i tij./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark