“Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e djalit tem 'Gay'”, mesazhi i një nënë në Paradën e Krenarisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e djalit tem ‘Gay’”, mesazhi i një nënë në Paradën e Krenarisë

    Insajderi
    09 June 2022 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Kosovë është duke u mbajtur “Parada e Krenarisë”.  Në sheshet e kryeqytetit kanë marshuar personat komunitetit LGBTQ+ dhe persona të tjerë në mbështetje të tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Një nënë e një personi Gay ka dalë para pjesëmarrësve për të dhënë një mesazh të fortë dhe mbështetje për personat LGBTQ+.

     “Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e djalit tem Gay”, kështu ia nis fjalimit i cili u dha zemër të pranishmëve dhe u përcoll me brohoritje e duartrokitje.

    “…Si nana e çdo personi LGBT që nuk e ka dashnin e përkrahen e familjes. Një fjal e urtë popullore thotë, Evladi është bujashka e zemrës dhe po është e vërtete evladi është pika e dobët zemra e çdo prindi. Unë jam shumë krenare për djalin tem, jam krenare për atë që është ai, jam krenare për çdo përson LGBT” ishte mesazhi i kësaj nënë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark