Hovenier takon gruan kosovare që brutaliteti i luftës së vitit 1999 e nxori në ballinën e “Time” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hovenier takon gruan kosovare që brutaliteti i luftës së vitit 1999 e nxori në ballinën e “Time”

    Insajderi
    12 June 2022 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është takuar me Sherifen Lutën – fytyra e secilës u bë pasqyra që tregonte luftën brutale të Serbisë në Kosovë – ajo teksa ishte duke u larguar nga Kosova ishte fotografuar për t’u dalë në ballinën e “Time”.

    Takimi i ambasadorit amerikan me Sherifen ka ndodhur në ngjarjen e organizuar në rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të dielën.

    “Ishte kënaqësi të takova Sherife Lutën dhe familjen e saj në festën e Ditës së Paqes më herët sot. 23 vjet më parë, Sherifja u bë fytyra e një lufte brutale, pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova. Sot, ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovës referuar fjalës së ambasadorit.

    Sot Kosova e ka kremtuar 23 vjetorin e çlirimit nga okupatori serb.

    Çlirimi erdhi pas një rezistence shqiptare ndaj forcave serbe të cilët kishin kryer gjenocid në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark