Dita e Çlirimit të Kosovës | Komuna e Prizrenit ia vjedh Turqisë foton e Përkujtimit të Ataturkut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dita e Çlirimit të Kosovës | Komuna e Prizrenit ia vjedh Turqisë foton e Përkujtimit të Ataturkut

    Insajderi
    12 June 2022 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Komuna e Prizrenit e ka publikuar një fotografi e cila del se është vjedhur nga Turqia. Simboli turk i hënës me yll është zëvendësuar me emblemën e UÇK-së, “19 maji” i turqve me “12 qershorin” e çlirimit dhe kaq ka mjaftuar për ta bërë një version shqip të fotografisë nga Turqia.

    Fotografinë ku paraqitet dikush që mban një flamur me emblemën e UÇK-së, Komuna e Prizrenit e publikoi të shtunën, duke njoftuar se kryetari Shaqir Totaj do t’i priste sot në mesditë veteranët e UÇK-së për nder të Ditës së Çlirimit.

    Në të vërtetë, personi i paraqitur në foto, e mban një flamur turk. Fotografia është vjedhur nga Turqia.

    Këtë fotografi, institucionet turke e kishin përgatitur për Përkujtimin e Ataturkut, një festë e përvitshe kombëtare atje, që shënohet çdo 19 maj në shenjë përkujtimi për zbarkimin e Mustafa Kemalit në Samsun, e që në historiografinë turke konsiderohet si fillimi i luftës së Turqisë për pavarësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark