Insajderi
Lajme

Motra e 27-vjeçarit i cili u dogj në veturë shkruan fjalë prekëse: Vetëm për ty jetoja, dua të vij, të lutem më merr dhe mua

Insajderi
12 June 2022 - 19:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Motra e 27-vjeçarit i cili u dogj në veturë shkruan fjalë prekëse: Vetëm për ty jetoja, dua të vij, të lutem më merr dhe mua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka reaguar pëmes një postimi prekës, motra e Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçarit, që u vra ditën e djeshme në Tiranë, pas një shpërthimi me tritol. Sadikaj ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Golf 7”, kur papritur makina shpërtheu. 27-vjeçari humbi jetën sapo shkoi në spital.

Motra e Sadikajt, ka shprehur dhimbjen e madhe përmes një postimi në instastory. Ajo shkuran se me vdekjen e vëllait mori fund edhe jeta e saj.

E motra shkruan:

Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse?


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark