Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona

    Insajderi
    12 June 2022 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

    Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

    Kjo është konifrmuar edhe nga zëdhënësi i Policisës së Kosovës, Daut Hoxha.

    Hoxha deklaroi se në aksident ishin të përfshira tri automjete dhe se me aksidentin po merret Njësiti i Trafikut.

    “Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësiti i trafikut është marrë me rastin”, tha Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark