Donika Gërvalla në Ditën e Çlirimit të Kosovës nuk përmend UÇK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gërvalla në Ditën e Çlirimit të Kosovës nuk përmend UÇK-në

    Insajderi
    12 June 2022 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, ka kujtuar përvjetorin e 23-të të çlirimit të Kosovës me një status në rrjetin social Facebook ku i përmend të gjithë përveç Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Ministrja e fillon shkrimin duke i uruar shqiptarëve ditën e çlirimit të tyre dhe vazhdon tutje duke e quajtur mrekulli atë që ka ndodhur.

    “Të gjithë shqiptarëve anembanë, urime dita e çlirimit të Kosovës. Mrekullia e para 23 vjetëve nuk mund të arrihej pa një sakrificë të jashtëzakonshme të vet Kosovës, pa mbështetjen e të gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe pa ndihmën e pazëvendësueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë”, shkruan ajo.

    Gjithsesi, sic është zakoni i një pjese të vogël të klasës politikane kur vjen puna tek komentimi i datave historike, ajo përmend luftën, NATO-n dhe edhe KFOR-in, por nuk e përmend UÇK-në.

    “Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fitimtarë jemi gjithmonë atëherë, kur jemi të bashkuar. Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm. 12 qershori duhet të na përkujtojë gjithmonë se sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe forcimi i Republikës së Kosovës”, shtoi ajo. Gërvalla në të kaluarën ka pasur edhe deklarata kundër krerëve të UÇK-së si dhe në një intervistë kishte deklaruar se ka mbledhur dokumente të cilat do t’i dorëzonte në cilëndo gjykatë që do të formohej për gjykimin e luftës së UÇK-së. Po ashtu, ajo nuk kishte lejuar rivarrimin e trupit të babait të saj, Jusuf Gërvalla, nga trupat e TMK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark