Insajderi
Insajderi

Lista Serbe dhe VV votuan PRO ligjit kundër të cilit protestuan veteranët e UÇK-së

Insajderi
14 June 2022 - 15:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lista Serbe dhe VV votuan PRO ligjit kundër të cilit protestuan veteranët e UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetët nga Lista Serbe kanë votuar pro miratimit në parim të ligjit që përcakton pagën minimale, ku nuk u përfshinë veteranët e UÇK-së, e të cilët javën e kaluar protestuan para Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjim që përcakton pagën minimale. 68 deputetë morën pjesë në votim, por ka pasë gjashtë abstenime dhe asnjë votë kundër.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se të gjitha debatet kanë përfunduar për këtë çështje dhe se s’do t’i kthehen edhe njëherë.

Megjithatë, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, mori fjalën para votimit për të propozuar heqjen e tij nga rendi i ditës dhe që projektligji të kthehet prapë në Qeveri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark