Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, “Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë. Organizatorët janë tërhequr.
Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.
Në fotografinë e postuar, Veliaj shihet bashkë me Lipen dhe bashkëshorten e tij duke dhënë “sinjal” për një bashkëpunim përmes përshkrimit “Dicka po gatuhet në Tiranë”.
“Diçka po gatuhet në Tiranë me @dukagjinlipa & @AnesaLipa- bëhuni gati”, kishte shkruajtur Veliaj krahas fotografisë.
Këtë e kanë denoncuar edhe Vrojtuesit e Lagjes në Facebook, duke e nënkuptuar se mes tyre ka pasur një bashkëpunim prej vitit 2021.
“Dicka po gatuhet. Postim i vitit 2021.”, kanë shkruar Vrojtuesit e Lagjes.
