Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur interesim që ti pret në takim veteranët e UÇK-së që po protestojnë sot para kuvendit, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë se neser do t’I pres në takim veteranët.
Në fjalimin e tij, Kurti ka komentuiar edhe kërkesen e veteranëve. Sipas tij, Paga minimale për veteranin nuk mund të quhet respekt e dinjitet.
“Ne jemi që veteranët te kenë kompenzim mirenojhe e falednerim të kentë paga më të mëdhaja se paga minimale por duhet te jetë një numër I veteranëve të vërtetë”, tha Albin Kurti në Kuvend.
“Por, kur shikon përbërjen, përmbajtjen, kemi pas vërejtje edhe kur kemi qenë në opozitë, sepse konsiderojmë se pjesëmarrës në luftën çlirimtare ke pasur edhe më shumë se 60 mijë, por numri i veteranëve është i fryrë. Është gabim historia që do t’u mësohet fëmijëve tanë dhe për librat tonë të historisë, po besa edhe për të huajt që do të vijnë ta studiojnë luftën tonë çlirimtare”, ka thënë ai./Gazeta Insajderi/