Insajderi
Insajderi

Bresheri shkaktoi dëme të mëdha në Podujevë

Insajderi
22 June 2022 - 08:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bresheri shkaktoi dëme të mëdha në Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të martën një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin e Prishtinës dhe atë të Podujevës.

Si pasojë, një pjesë e kulturave bujqësore në këto dy qytete kanë pësuar dëme të mëdha.

Në fotografitë e publikuara nga MeteoBallkan, evidentohen dëme të konsiderueshme në të mbjellat e fermerit Nebih Curri në Podujevë.

Dëme bujqësore janë shkaktuar edhe në fshatin Majac të Podujevës.Në anën tjetër, banorët janë shprehur të shqetësuar teksa e kanë përshkruar stuhinë si një fenomen të jashtëzakonshëm. Ata kanë thënë se ka vite që s’kanë parë diçka të tillë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark