Insajderi
Insajderi

“Populli s’ëshë ekspert”- për këtë frazë, Kurti e Krasniqi bëjnë debat filozofik në Kuvend

Insajderi
23 June 2022 - 14:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Populli s’ëshë ekspert”- për këtë frazë, Kurti e Krasniqi bëjnë debat filozofik në Kuvend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur një debat filozofik me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Krasniqi i ka thënë Kurtit se është i lumtur “që kanë evoluar”, por atij Kurti ia ka kthyer se “kurrë s’kanë qenë populistë”, duke e akuzuar opozitën për populizëm.

Debati lindi pasi që Krasniqi i tha Kurtit se “nuk është demokraci kur besoni se popullit nuk duhet të pyetet”, referuar deklaratës së mëhershme të kryeministri i cili tha se “populli s’ëshë ekspert”.

“Unë thash populli nuk është ekspert, por thash se është burim i sovranitetit”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se “populli s’është njësi organike”, e as “homogjen”, teksa e citoi edhe ekonomistin John Maynard Keynes.

“Mirë që e cituat Keynes, sepse më herët e keni pasur dikë tjetër në shkollën e Lëvizjes Vetëvendosje, Leninin”, ka thënë Memli Krasniqi.

Debati filozofik mes Krasniqit dhe Kurtit ishte edhe për ordoksinë si koncept ekonomik.

“Kurti e ka fjalën për aspektin ideologjik, jo për religjion – se mund të keqkuptohet”, ka thënë Hekuran Murati, ministri i Financave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark