Insajderi
Insajderi

Arrestohen dy persona të kërkuar nga policia, njëri në Prishtinë tjetri në Ferizaj

Insajderi
24 June 2022 - 09:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona të kërkuar nga policia, njëri në Prishtinë tjetri në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Prishtinë një person të kërkuar. Për të dyshuarin gjykata kishte lëshuar një urdhërarrest, shkruan Insajderi.

Në raportin e policisë nuk është cekur vepra penale për të cilën i njëjti dyshohej, me urdhër të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Rr. Nexhmi Llumnica 23.06.2022 – 22:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, edhe Drejtoria Rajonale në Ferizaj ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit

“PKK Hani i Elezit 22.06.2022 – 23:55. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i dyshuari-kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark