Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Prishtinë një person të kërkuar. Për të dyshuarin gjykata kishte lëshuar një urdhërarrest, shkruan Insajderi.
Në raportin e policisë nuk është cekur vepra penale për të cilën i njëjti dyshohej, me urdhër të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Rr. Nexhmi Llumnica 23.06.2022 – 22:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, edhe Drejtoria Rajonale në Ferizaj ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit
“PKK Hani i Elezit 22.06.2022 – 23:55. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i dyshuari-kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.