Insajderi
Lajme

Shtatë migrantë në një veturë, Policia e Kosovës i kap me ndihmën e qytetarëve

Insajderi
26 June 2022 - 17:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtatë migrantë në një veturë, Policia e Kosovës i kap me ndihmën e qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë persona migrantë ilegal, shtetas të huaj.

Sipas Policisë, një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

“Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njofitm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark