Insajderi
Lajme

Publikoi videon intime me ish-gruan, prizrenasi dënohet me 500 euro

Insajderi
26 June 2022 - 19:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikoi videon intime me ish-gruan, prizrenasi dënohet me 500 euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Prizrenit ka shpallur fajtor burrin me iniciale F.K. nga Prizreni pasi ai akuzohej se kishte publikuar në rrjete sociale një video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish -bashkëshorten.

F.K. kishte publikuar një video rreth 30-sekondëshe në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet duke bërë seks oral me gruan e tij.

Videoja ishte e publikuar edhe në kanalin “Youtube” me titullin: ‘qe kjo qika tradhtare’.

F.K. është dënuar me gjobë prej 500 euro nga kjo Gjykatë.

I dënuari e kishte pranuar fajësinë në Gjykatë.

“Me datë 24.02.2019 rreth orës 19:00 në Prizren, në rrugën’’ ………” nr…., pa autorizim , ia kalon , shfaq apo i jep qasje personit të tretë në fotografinë, filmin, video kasetën apo ndonjë videoincizmi … në atë mënyrë që ndërmjet ‘’ Instagram’’-it, në një link të ‘’youtube’’ me titullin e incizimit prej 30 sekondash’’qe kjo qika tradhtare’’ ka publikuar videon në të cilën shihet duke bërë seks oral me të dëmtuarën – ish bashkëshorten e tij S.A.,. Me këto veprime ka kryer veprën penale: Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara nga neni 202 paragr.2 të KPRK-së”, thuhet në aktgjykimin


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark