Insajderi
Insajderi

Arrestohet Don Xhoni, Insajderi sjell detajet

Insajderi
27 June 2022 - 16:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet Don Xhoni, Insajderi sjell detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi merr vesh se është arrestuar reperi i njohur Xhonatan Isufi, i njohur me nofkën Don Xhoni. Atij i është gjetur një revole  e tipit Zastava dhe disa fishek.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Insajderin. Sipas policisë arrestimi i tij është bërë në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë pas një kontrolli në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15.

Policia i ka konfiskuar:

·     Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe,

·     Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.

I dyshuari, sipas policisë është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark