Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar dje në Kosovë, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në Prishtinë dje rreth orës 08:10 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte sulmuar fizikisht viktimen mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon ne procedurë të rregullt.
Po ashtu, dje në Lipjan rreth orës 14:35 një grua kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Njësitet policore e kanë shoqëruar të dyshuarin dhe i njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Poashtu, viktima pas intervistimit nga zyrtarët e QPS-së është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.
Kurse, në Fushë Kosovë mbrëmë në orën 21:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimen femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në Gjakovë para dy ditësh rreth orës 17: 30 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai kishte kanosur verbalisht viktimen femer kosovare si dhe kishte demoluar dhe shkatërruar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Kurse , në Rahovec dje rreth orës 15:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për shkak të një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Viktimat janë intervistuar në prezencë të zyrtarëve të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.