
Ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri së bashku me vëllain e tij Ahmet Tahiri, anëtar i kryesisë së LDK-së kishin marrë rrugën për në Haxh.
Por udhëtimi i tyre drejt Mekës nuk është realizuar siç ka mësuar Insajderi.
Vëllezërit Tahiri ishte e paraparë të niseshin me avionin për cilin Bashkësia Islame njoftoi se ka pësuar defekt.
Fluturimi pritet të realizohet tek nesër
“Është prishë aeroplani pritet që nesër me u nis”, i tha ky burim Insajderit.
Ndërkohë, sot në orët e hershme të mëngjesit Bashkësia Islame ka njoftuar se aeroplani që ishte nisur nga Arabia Saudite për t’i marrë besimtarët për në haxh në Kosovë, gjatë fluturimit ka pësuar një defekt teknik që ka pamundësuar udhëtimin.
Sipas njoftoi BIK, haxhilerët akoma janë në pritje në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Ata thanë gjithashtu se janë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë e kontraktuar “Jordan Aviation”.
“Drejtoria e Haxhit është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e kontraktuar “Jordan Aviation” që sa më parë të gjejë zgjidhje për nisjen e besimtarëve drejt destinacionit të tyre”, thuhet në njoftim.
/GazetaInsajderi
Lexo edhe: