
Katër klinika në QKUK janë në proces e sipër të konkursit për drejtorë
Në katër njësi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po garojnë 10 mjekë për pozitat e drejtorëve.
Tre kandidatë në Klinikën e Gjinekologjisë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit. Ata janë Jakup Ismajli, i cili ka udhëhequr këtë klinikë për një mandat dhe aktualisht është ud. Atdhe Keqa, si dhe Zef Ndrejaj i cili është shef reparti në këtë klinikë.
Në Urologji janë poashtu tre kandidatë, Petrit Nuraj i cili është ud. drejtor, Arbër Neziri si dhe Sabri Hyseni.
Në Alergologji kandidatë për drejtor janë Dukagjin Zogaj, Violeta Tahiraj dhe Ramadan Seferi.
Ndërkaq në Institutet Paraklinike është vetëm një kandidate, Merita Bacaj./Shneta