Çitaku reagon për rastin e Marigonës: Nuk pata forcë me lexu deri në fund aktakuzën, nuk mjafton dënimi i kriminelëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çitaku reagon për rastin e Marigonës: Nuk pata forcë me lexu deri në fund aktakuzën, nuk mjafton dënimi i kriminelëve

    Insajderi
    30 June 2022 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë aktakuzën e cila është ngritur dje për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj. E për të cilën i dyshuar është bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaça.

    Aktakuza përmbante detaje të rënda. Për këtë ka reaguar Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    Ajo ka thënë se “nuk mjafton dënimi i kriminelëve”, referuar Dardan Krivaçes e Arbër Sejdiut.

    Postimi i plotë:

    Nuk pata forcë me e lexu deri në fund aktakuzën e cila e përshkruante vrasjen makabre të Marigonës.
    Drejtësia nuk mjafton. Nuk mjafton dënimi i kriminelëve.

    Kjo vrasje të na shërbejë si këmbanë për ta luftuar e çrrënjosur një mentalitet i cili gruan e godet çdo ditë, në shtëpi, në punë, në hapsirën publike, e qe besa edhe në hapsirat virtuale.

    Dhimbje e trishtim pafund.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark