Insajderi
Lajme

PSD me peticion për shkarkimin e ministrit Hekuran Murati

Insajderi
30 June 2022 - 15:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PSD me peticion për shkarkimin e ministrit Hekuran Murati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Frashër Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), ka kërkuar të enjten shkarkimin e Hekuran Muratit, ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve.

Jo veç kërkesë, tash ka edhe një peticionpër shkarkimin e tij – kjo pasi në media u publikuan disa statuse në Facebook të Muratit të vitit 2016, kur shkruante për veteranët.

Atë kohë, Murati thoshte se “veteranët po i kushtojnë shtetit më shumë se mercenarët”.

E sipas Frashër Krasniqi me këtë Murati ka ofenduar edhe dëshmorët. Po ashtu Murati atëherë ka thënë se lufta ka qenë tre muaj.

“Jo ministër, aksionet e UÇK-së janë prej vitit 1991”.

Hekuran Murati nuk i ka komentuar kërkesat për shkarkimin e tij, por sipas Frashër Krasniqit ai i ka fshirë statuset.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark