​Nafta lirohet për 2 centë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Nafta lirohet për 2 centë

    Insajderi
    01 July 2022 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimi i naftës do të jetë më i ulët për dy cent gjatë 24 orëve të ardhshme. Kështu ka vendosur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila njoftoi për çmimet e karburanteve.

    Ministria njofton se deri të shtunën në orën 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.84 euro centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.75 centë euro për litër.

    Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.

    Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark