Insajderi
Lajme

U pyet për statuset e Hekuran Muratit – ky është reagimi i Kurtit

Insajderi
01 July 2022 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U pyet për statuset e Hekuran Muratit – ky është reagimi i Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti nuk i ka komentuar disa shkrime të ministrit të Financave, Hekuran Murati, që i kishte bërë para gjashtë viteve.

Disa postime të ministrit Hekurani, që i kishte shkruar kur s’ka qenë ministër, kanë filluar të shpërndahen në rrjete sociale, duke kërkuar shkarkimin e tij. Në ato postime, Murati fliste për numrin e veteranëve.

“Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund. Kryeministri qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, tha Kurti para gazetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark