​Çekia prezanton prioritetet gjatë udhëheqjes me Këshillin e BE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Çekia prezanton prioritetet gjatë udhëheqjes me Këshillin e BE-së

    Insajderi
    01 July 2022 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë Pavel Bilek dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë prezantuar sot përparësitë e Çekisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

    Bilek ka prezantuar prioritetet e marrëdhënieve të jashtme, duke nënvizuar ato të Ballkanit Perëndimor.

    “Progres në negociatat e zgjerimit të BE-së. Mbështetjen e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

    Mes tjerash, ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

    “Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark