Plagosja që tronditi Skenderajn - Gjithçka që dihet deri më tash për aksionin policor për kapjen e Gjeneralit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Plagosja që tronditi Skenderajn – Gjithçka që dihet deri më tash për aksionin policor për kapjen e Gjeneralit

    Insajderi
    03 July 2022 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë rreth orës 23:55 një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën  e Skenderajt. Rreth orës 23:55 janë plagosur dy policë në një pikë kontrolli, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, shkruan Insajderi.

    Konflikti ka ndodhur mes dy zyrtarëve policor dhe ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy djemëve dhe vëllezërve të tij.

    Incidenti raportohet të ketë filluar mes dy djemve të tij nga Policia e Kosovës të cilëve i ishte shqiptuar një tiketë trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe të djemtë e tij.

    Policia e Kosovës bënë të ditur se njëri nga policët është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. “Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Deri tani dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim.

    Policia e Kosovës tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit, të cilët kishin qëlluar me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, si dhe njëherësh, i kishin rrahur ata.

    Lidhur me rastin është deklaruar edhe Nuredin Lushtaku.

    “Unë jam në polici dhe nuk kisha dhënë deklarata njëherë derisa Policia t’i përfundon detyrat e saj”, ka thënë Lushtaku për RTV Dukagjini.

    Lushtaku ishte nënkryetar i komunës së Skenderajt, deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e pestë të tij, dhe komandant i gardës ceremoniale të TMK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark