Osmani në Slloveni: Është e papranueshme që çështja e vizave për Kosovën të hapet sërish - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në Slloveni: Është e papranueshme që çështja e vizave për Kosovën të hapet sërish

    Insajderi
    04 July 2022 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sllovenia është duke e mbështetur Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

    Këtë e ka kumtuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite zyrtare në Slloveni ku u takua me homologun, Borut Pahor.

    Gjatë një konference për media, Osmani e ka kundërshtuar hapjen e serishme të liberalizimit të vizave, duke thënë se “Kosova i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave”.

    “Është e papranueshme që çështja e vizave për Kosovën të hapet sërish. Ne kemi përmbushur kriteret para katër viteve. PE ka votuar dy herë për neve tani i mbetet shteteve anëtare. e presim të arrihet në muajt në vijim”, ka thënë Osmani.

    Gjatë kësaj konference Osmani e ka falënderuar Slloveninë për mbështetjen.

    “Osmani ndër të tjera ka falënderuar shtetin e Sllovenisë për mbështetjen ndaj Kosovë në të gjitha etapat, përfshirë këtu edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark