Insajderi
Lajme

17 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit, 6 prej tyre për dhunë në familje

Insajderi
04 July 2022 - 16:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
17 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit, 6 prej tyre për dhunë në familje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se personat në fjalë janë ndaluar për 48 orë dhe gjashtë prej tyre janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Sipas raportit, Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër persona në raste të ndara, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kurse, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark