Blerta Deliu i reagon Kurtit për vendimin e shërbimit të ujit nëpër lokale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Blerta Deliu i reagon Kurtit për vendimin e shërbimit të ujit nëpër lokale

    Insajderi
    04 July 2022 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, për vendimin që lokalet e gastronomisë të shërbejnë ujë.

    Deliu-Kodra ka thënë se nga qeveria e PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë.

    Reagimi i plotë:

    Prej Qeverisë së PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë.

    Ndërkohë, Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen që ka mbajtur ka miratuar rregulloren për furnizim me ujë të pijshëm në objektet e gastronomisë, e cila parasheh që të gjithë klientët të kenë qasje në ujë të pijshëm në, ku sipas njoftimit lokalet do të shërbejnë ujë nga çezma.

    Sipas rregullores së miratuar objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga ISHPK dhe ta ekspozojnë atë në lokale.

    “Në rast se objekti furnizohet me ujë nga ujësjellësi publik, pronari i objektit nuk mund t’i ndalojë klientët të shërbehen nga uji i rubinetit”, thuhet në rregullore.

    Ky propozim u miratua unanimisht nga kabineti qeveritar.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark